Gjendet skeleti i një përbindëshi me 30 këmbë në Zelandën e Re
Të tjera rreth shkrimit Foto/ Krijesa 9 metra e varrosur nën rërë
Kufoma e kalbur e një përbindëshi deti është gjetur në brigjet e një plazhi të Zelandës së Re. Krijesa me 30 këmbë është gjetur e varrosur nën rërën e plazhit.
Krijesa e çuditshme është 9 metra e gjatë, ka një kokë të madhe dhe dhëmbë të dhëmbëzuar.
Kufoma e kësaj krijese u gjet nga një turiste e cila tha se përbindëshin mund ta ketë sulmuar diçka në ujë.
Sipas banorëve vendas, ajo krijesë mund të jetë një krokodil deti, një delfin apo një dinosaur. Por, eksperti për krijesat detare, Anton Van Helden, i hodhi poshtë të gjithë hipotezat e banorëve.
Ai tha se nga struktura e trupit, kjo krijesë është e ngjashme më atë të një balene vrasëse.
(v.gj/shqiptarja.com)