E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit në Liqenin e Batllavës/ Lirim Ruhani u mbyt në sy të bashkëshortes

24 orë nga ngjarja është gjetur trupi i të riut që u zhduk në ujrat e liqenit të Batllavës në Kosovë.

Shtetasi që humbi jetën është 25 vjeçari Lirim Ruhani.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, i riu është parë duke hyrë në ujë, por nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Ai ka qenë duke lundruar me një barkë së bashku me familjen e tij, ndërsa dyshohet se më pas ka vendosur të notojë.

Bashkëshortja e tij ka konstatuar se ai kishte hasur vështirësi dhe nuk kishte arritur të dilte më në sipërfaqe.

Puna për kërkimin e tij u ndal gjatë natës, për të rifilluar përsëri paraditen e sotme me lajmin e keq për familjarët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›