Gjendet turisti çek: Ju rrëfej momentin si humba në malin e Jezercës
Gjendet në Malin e Jezercës turisti çek, i cili ishte aksidentuar ditën e djeshme. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm një helikopter AB 205 i Regjimentit të Helikopterëve në Farkë ka filluar kërkimet në këtë zonë të thellë malore dhe ka bërë të mundur gjetjen e turistit çek, i cili rezultonte i humbur prej mesditës së djeshme. Aktualisht i plagosuri është transportuar me helikopter për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, me qëllim evidentimin e gjendjes së tij shëndetësore dhe dhënien e ndihmës së nevojshme.
Turisti nga çekia, u aksidentua dje rreth orës 18:00 ku teksa ishte duke u ngjitur në malin e Jezercës, ka rrëshqitur nga një lartësi e madhe. Helikopterët nga Tirana shkuan disa herë në vendin ku nodhej turisti për herë të fundi, por nuk kanë mundur ta lokalizojnë, pasi mali ishte shumë i thyer dhe ulja e helikopterit ishte shumë e rrezikshme.
Policia ndërpreu kërkimet në orën 19:00, për shkak të kushteve klimaterike dhe errësirës. Turisti në çastin që ndodhi aksidenti, kishte lajmëruar poliucinë pohuar se kishte thyer këmbën. Por për shkak të terrenit valët telefonike nuk funksionuan dhe kontakti me turistin u bë i pamundur.
PAVEL PRAZAK: JU RRËFEJ SI HUMBA NË MALIN E JEZERCËS
Eksperienca e parë e çekut Pavel Prazak në Shqipëri, do të mbetet gjatë në kujtesën e tij, për shkak të incidentit që ndodhi në malin e Jezercës.
Në një rrëfim për News24, Prazak kujton momentet e plagosjes së këmbës dhe orët ku ai shkëputi kontakte. Prazak, i cili falenderon ushtrinë dhe policinë për punën e bërë, thekson se ishte shumë e vështirë që ta gjenin, pasi ai ishte bllokuar mes dy gurëve, pasi ishte rrëzuar.
“Rrëshqita dhe këmba më ngeci midis dy gurëve. Bashkë me mua ishin edhe dy të tjerë. Njoftuam për ndihmë, por më pas ikën valët
Ushtria nuk mund të na gjente aty ku ishim. Në orën 06:00 të mëngjesit ne zbritëm në Luginë. Pasi zbritëm nga mali na gjeti helikopteri i ushtrisë”, thotë Prazak, duke shtuar se është hera e parë që viziton Shqipërinë, pasi është pasionuar pas maleve.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Rrëzohet dhe humb një turist çek në malin e Jezercës, helikopterët ndërpresin kërkimet Gjenden 2 personat të cilët humbën kontaktin në zonën e plazhit të Shëngjinit