E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendja e Josip Kuzhe e permiresuar

Trajneri i Kombetares shqiptare Josip Kuzhe pesoi nje hemorragji cerebrale vetem tete dite para zhvillimit te ndeshjes zyrtare me Bosnje-Hercegovinen per eliminatoret e Kampionatit Europian te vitit 2012 te programuar per me 8 tetor ne Qemal Stafa.

Kroati u shtrua urgjentisht ne Spitalin Amerikan te kryeqytetit ku po mbahet ne kujdes te rrepte dhe te vazhdueshem nga mjeket.

Gjithsesi ajo qe eshte pozitive ka te beje me faktin se Kuzhe flet dhe reagon normalisht. Prane trajnerit ndodhet edhe bashkeshortja e tij.

Kuzhe i cili jeton ne Shqiperi se bashku me bashkeshorten e tij ne nje shtepi me qira prapa selise se Qeverise shqiptare u ankua per dhembje koke per shkak te gjendje se tij gripale duke shkuar per nje vizite mjekesore ne Spitalin Amerikan rreth ores 1500 ku rezultoi me tension te ulet.

Trajneri Kuzhe publikoi diten e enjte listen zyrtare te lojtareve te thirrur per ndeshjet kunder Bosnje-Hercegovines 8 tetor dhe Bjellorusise 12 tetor ne Minsk.

Neurokirurgi i Spitalit Amerikan Fatos Olldashi Kuzhe ka pesuar nje hemoragji celebrale duke pasur njolla gjaku ne hapesirat e trurit. Gjendja shendetesore ne keto momente 1920 eshte stabilizuar eshte e mire por sidoqofte duhet pasur shume kujdes per te mos u rrezikuar. Duhet trajtuar me kujdes.

Mjeku Olldashi deklaroi se Kuzhe ndodhet ne pavijon dhe jo ne reanimacion. Ai mund te komunikoje - tha Olldashi - eshte i orientuar ne kohe dhe hapesire. Ndodhemi ne situaten e urgjences. Nuk eshte pare e nevojshme deri tani opsioni i ndonje nderhyrje kirurgjikale por nese do te linde nevoja jane te gjitha kushtet per ta bere kete. Ne spital jane marre te gjitha masat. .

Si opsion i hapur eshte dergimi i tij ne Zagreb te Kroaci atje dhe ku jeton trajneri i Kombetares shqiptare nderkohe qe zyrtaret me te larte te Federates Shqiptare te Futbollit perfshire presidentin Armand Duka jane duke pare mundesine e marrjes me qira te nje avioni-spital.

Ky eshte rasti i dyte ne keto vitet e fundit qe nje trajner i huaj i Kombetares shqiptar eshte ndodhur ne nje gjendje jo te mire shendetesore perpara nje ndeshje nderkombetare.

Tre vite me pare ish-trajneri kroat Oto Baric u semur rende para ndeshjes zyrtare me Sllovenine ne mars te vitit 2007 nje ndeshje e zhvilluar ne Shkoder perpara se plakushi te ndermerrte nje udhetim historik te jashtezakonshem nga Lubjana ne Sofje ne barazimin e bujshem me Bullgarine.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte 30 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›