Gjendjet Civile në Durrës, nis rifresikimi i listave të zgjedhësve
Durrës- Në zyrat e Gjendjes Civile në qarkun e Durrësit kanë nisur pregatitjet për listat e zgjedhësve për parlamentaret e 2013- ës.
Gjatë një takimi mes drejtuesve të bashkive e komunave të qytetit dhe ata të gjendjeve civile, është rënë dakort për kryerjen e ndryshimeve në të dhënat personale të qytetarëve.
Kjo parashikon rifreskimin e të dhënave të tyre, duke reflektuar në to votuesit e rinj dhe të larguarit nga jeta, hequr emrat e dubluar që shfaqen në më shumë se njëherë, por edhe për të saktësuar numrin e votuesve për secilën qendër votimi.
Në çdo qendër nuk duhet të ketë më pak se 200 dhe më shumë se 1 000 votues, në të kundërt qendrat duhet të riorganizohen dhe votuesit shpërndahen në qendrat më të afërta të votimit.
Gjithashtu, është kërkuar nga të gjitha njësitë vendore një angazhim i plotë dhe serioz për hartimin e listave të votuesve, duke respektuar afatet kohore dhe detyrimet që përcakton Kodi Zgjedhor.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: