E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeneral Xhon Allen del i pafajshëm nga hetimet

Hetuesit e Pentagonin thonë se komandantin e forcave amerikane në Afganistan, gjenerali Xhon Allen nuk ka bërë asnjë gabim në lidhje me skandalin e seksual të David  Petreas.
 
Gjen. Allen kishte shkëmbyer e-maile me Jill Kellin, një nga dy gratë  në qendër të skandalit që detyruan z. Petreas të japë dorëheqjen vitin e kaluar nga posti i drejtorit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA.
 
Emri i gjeneralit Allen doli gjatë hetimit dhe Pentagoni urdhëroi një hetim të veçantë, duke thënë se e-mailet linin të kuptohej për shkelje të mundshme të rregullave të sjelljes për zyrtarët e lartë ushtarakë. Gjenerali kishte mohuar çdo keqbërje.
 
Presidenti Barak Obama e ka emëruar Gjen. Allen për të marrë komandën e forcave të NATO-s në Europë. Seancat e Senatit për konfirmimin e emërimit të e tij u lanë në pritje për shkak të hetimeve, por presidenti vazhdoi t'a mbështesë gjeneralin.
 
Gjeneral Allen mori komandën e forcave amerikane në Afganistan, nga gjenerali Petreas në vitin 2011, kur ky u bë kreu i CIA-s.
 
Z. Petreas dha dorëheqjen kur pranoi se kishte patur marrëdhënie jashtë martesore me biografen e tij, Paula Broadwell.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›