E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenerali polak Jaruzelski del në gjyq për "krime komuniste"

Udhëheqësi i fundit komunist i Polonisë u paraqit sot në gjykatë, i akuzuar për vendosjen e ligjit të gjendjes së luftës në vitin 1981, si masë për shtypjen vdekjeprurëse të aktivistëve pro demokracisë.

Prokurorët paraqitën akuzat kundër Vojsiç Jaruzelski dhe 7 ish-zyrtarëve të tjerë. Procesi i gjykimit rifilloi pas ndërprerjes për muaj të tërë, si pasojë e interpretimeve ligjore.

Gjenerali 85 vjeçar Jaruzelski, u paraqit në sallën e gjyqit në Varshavë, duke mbajtur një palë syze të errëta, moment që u transmetua drejt për së drejti nga televizioni polak.

Ish-zyrtarët janë akuzuar për kryerjen e "krimeve komuniste”, duke përdorur ligjin e gjendjes së luftës, në përpjekje për të shpartalluar lëvizjen e punëtorëve të bashkuar, sindikata e parë e pavarur e tregëtisë në një vend komunist. Më shumë se 100 vetë u vranë gjatë dhunës së ushtruar dhe shumë të tjerë u arrestuan.

Mbrojtja ka thënë se udhëheqësit polakë vendosën ligjin e gjendjes së luftës, si një të keqe më të vogël për të evituar një pushtim të Polonisë nga Bashkimi Sovjetik.//lk

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›