Gjeneratorlluk!
Para mëse 10 vitesh një prej gazetave më të mëdha turke ZAMAN, do të çelej me shkrimin, Mercedezluk (vendi i Mercedesave, e jo Arnavutluk, vendi i Shqiptarëve)! Në foto jepej një qytetar i përvujtur Tirane, me një goxha peshë në krah të cilën po mundohej ta fuste në bagazhin e një autoimjeti tim Mercedes Benz të tipeve të fundit të asaj kohe, në një prej rrugëve të Tiranës. Kanë kaluar vite, që nga ajo kohë dhe Shqipëria po mundohet ta lërë pas namin e keq të të qenurit numri 2 në Europë pas Gjermanisë prodhuese të përdorimit të BENZ-ave (në përpjesëtim me numrin e popullsisë kuptohet).
Por duket se pas mëse 10 vitesh nga ajo kohë, nëse gazeta ZAMAN do të bënte një tjetër reportazh për Shqipërinë thjesht do ta quante, Gjeneratorluk! Dhe nuk është çudi të jepte ndonjë rrugë të Tiranës si një panair të madh dhe do të ishte edhe më skandaloze nëse nga faqja e gazetës do të dilte edhe isoja e këngës së gjeneratorëve!
Ky është problemi më i madh që ka Shqipëria sot. Nuk është as Sollaku, as Basha, as rishikimi i kësaj palo historie, as dashnoret/dashnorwt e këtij apo atij këngëtari apo këngëtarje… asnjë nga këto nuk e mbush errësirën, nuk e hesht gjeneratorin, nuk e pastron ajrin e helmuar të Tiranës nga tonelatat e djegura të karburanteve të cilësisë më të ulët.
Vetëm një çështje është për shqiptarët e Shqipërisë më e rëndësishme se energjia, dhe ajo është Kosova. Kush merret më të tjera gjëra nga të majtët a të djathtët, apo ata që as nuk e dinë se çfarë janë, thjesht humbet kohë, e mendon se i hedh hi syve qytetarëve të këtij vendi!