E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeneva mund të pres takimin Putin-Zelensky, Zvicra për urdhër-arrestin ndërkombëtar për presidentin rus: Do t’i lejohet të vij

Samiti i paqes mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, mund të mbahet në Gjenevë, një ide kjo e propozuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Në një intervistë të transmetuar në kanalin francez TF1 Info, Macron, kur u pyet nëse takimi i njoftuar pas takimit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe disa krerëve të shteteve dhe qeverive evropiane në Uashington duhet të zhvillohet në Evropë, tha: “Duhet një vend neutral, ndoshta në Zvicër ose Gjenevë ose në një tjetër shtet.”

Ndërkohë, ministri i jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, deklaroi se vendi i tij mund të organizojë takimin, duke u mbështetur tek roli i veçantë i Zvicrës dhe statusi i Gjenevës si selia evropiane e OKB-së. Cassis tha se Putinit do t’i lejohet të vijë në Zvicër.

Por, ekziston një pengesë madhore: si firmëtare e Statutit të Romës, Zvicra është e detyruar ligjërisht të arrestojë Putinin për shkak të urdhër-arrestit ndërkombëtar. Cassis la të kuptohet se mund të gjendet një rrugëdalje përmes imunitetit të përkohshëm, me qëllim që të mundësohen bisedimet e paqes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›