E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenevë: KNKK viziton të burgosurit në Siri

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) është lejuar që të vizitojë të burgosurit në Siri, për të parën herë prej sa janë shfaqur shqetësime, lidhur me trajtimin e të burgosurve.

Duie folur në fund të vizitës së tij dyditore në Damask, kryetari i KNKK, Jakob Kellenberg, tha se kjo organizatë kishte mundësi të vizitoj Burgun Qendror në Damask, në lagjen Adra, të dielën..

Ai tha se ka diskutuar për përdorimin e forcës nga forcat e sigurisë dhe nevojën për respektimin e mirëqenies fizike dhe psikike të të burgosurve, gjatë takimit të sotëm me presidentin Bashar al-Asad.

Raportohet se mijëra vetë janë arrestuar prej muajit mars, kur filluan protestat anti-qeveri në Siri. Kombet e Bashkuara thonë se më se 2200 vetë janë vrarë, gjatë këtyre protestave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›