Gjenocidi i Srebrenicës, Balla: Berisha furnizoi makineritë e luftës serbe me naftë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se Shqipëria e ka dënuar dhe do e dënojë gjithmonë tragjedinë që ndodhi në Bosnje Hercegovinë. Balla akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ka furnizuar me naftë ushtrinë serbe dhe se ka thyer embargo e Shteteve të Bashkluara të Amerikës.
Balla shton se nëse Sali Berisha nuk do kishte furnizuar me naftë ushtrinë serbe, tragjedia në Bosnje nuk do kishte ndodhur. Më tej, kreu i grupit parlamentar socialist propozoi që në 11 korrik, të mbahet një seanë në Kuvend për të përkujtuar Masakrën e Srebrenicës.
“Shqipëria e ka dënuar dhe do e dënojë tragjedinë e Bosnjes. Kemi përshëndetur të gjitha vendimet shembullore të gjykatë së Hagës kundrejt organizatorëve të kësaj tragjedie.
Unë kam vizituar memorialin, dhe më 11 korrik, të kemi një seancë të Kuvendit për të përkujtuar këtë masakër dhe natyrshëm të mbajmë 1 minutë heshtje.
Masakra ka ndodhur më 11 korrik 1995 dhe ja kam thënë dje z.Shehu se me përfaqësuesin e botës së përtejme, këto që sapo dëgjuat duken si turpërime dhe në fakt është e pa kuptueshme që një njeri, i vetmi në këtë sallë, ndoshta dhe bashkë me Tritan Shehun, që ka përgjegjësi direkte të turpit që ka marrë Shqipëria aso kohe. Erdhe si cjapi te kasapi o Sali sot. Gjenocigi serb në Srebrenicë është ushqyer me naftën prej teje Sali. Kjo çështje nuk mbyllet sot. Në 25 prill 1995, rreth tre muaj nga dita e ndodhjes së kësaj tragjedie, Neë York Times publikon një raport ku thuhej se Shqipëria po furnizon me naftë kontrabandë ushtrinë serbe në Bosnje. Është ajo gazeta ‘letër higjienike’ që ti quaje.
SHBA në bazë të këtij raporti, arrin në përfundimin se Shqipria po thyen embargo. Por ne nuk bëjmë një rezolutë me firmën tënde. Ti nuk merr asnjë mbëshetje këtu, kurrë. Ke thyer aembargon e SHBA me marrëveshje. Po ti kishte mbaruar nafta ushrisë jugoslave, po të mos e furnizoje ti, ndoshta nuk do ndodhte kjo tragjedi”, tha Balla.
/rtsh.al/