Gjeorgji-Shqipëri, Silvinjo me 3 ndryshime në formacion

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sot me Gjeorgjinë në ndeshjen e vlefshme për grupin B1 të Nations League, në stadiumin “Mikheil Meskhi” në Tbilisi.
Trajnerët e të dy skuadrave kanë zgjedhur formacionet zyrtare. Silvinjo ka bërë tre ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit. Balliu merr vendin e Hysajt, Tuci aktivizohet në majën e sulmit dhe Ajeti titullar para Kumbullës.
Kjo është përballja e 17-të mes dy ekipeve, me një bilanc që favorizon Gjeorgjinë. Nga 16 ndeshje të mëparshme, Shqipëria ka fituar vetëm 3 herë, ndërsa Gjeorgjia ka triumfuar në 9 ndeshje dhe 4 janë mbyllur në barazim.
Gjeorgjia dominon gjithashtu edhe në numrin e golave, me 24 gola të shënuar kundrejt 13 të Shqipërisë.
Sfida e nesërme do të drejtohet nga arbitra holandezë, me kryesor Danny Makkelie dhe ndihmësa të tij Hessel Steegstra dhe Jan de Vries. Edhe arbitër i katërt do të jetë një holandez, Allard Lindhout. Ndërsa në sallën VAR do të jenë sërish dy holandezë Rob Dieperink dhe ndihmës i tij, Erëin Blank.
Shqipëria vjen në këtë përballje pas fitores 1-2 në transfertë ndaj Ukrainës në shtator dhe humbjes 0-1 ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania” në shtator dhe humbjen 0-2 në Pragë ndaj Çekisë të shtunën.
Grupi B1 momentalisht kryesohet nga Gjeorgjia dhe Çekia me nga 6 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e treta me 3 pikë, po aq sa Ukraina.
FORMACIONET ZYRTARE:
Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Lochoshvili, Kiteishvili, Davitashvili, Mikautazde, Chakvetazde, Kvaratskhelia, Zivzivadze
Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Bajrami, Asani, Tuci.
