E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeorgji dy palet shpallin fitoren

Partia në pushtet dhe ajo në opozitë në Gjeorgji kanë shpallur të dyja fitoren në zgjedhjet parlamentare të vendit.

Rezultatet e para tregojnë se koalicioni opozitar Ëndrra Gjeorgjiane, e drejtuar nga miliarderi Bidzina Ivanishvili, kryesonte qartë në votimet për listat partiake.

Por presidenti Mikheil Saakashvili deklaroi se partia e tij qeverisëse po fitonte garën për shumicën e vendeve të Parlamentit.

Zgjedhjet në fjalë shihen si një test jetik për popullaritetin e Saakashvilit, që kur ai erdhi në pushtet në vitin 2003. Rezultatet zyrtare të votimit të së hënës pritet të publikohen brenda pak orëve.

Në këto zgjedhje, 77 nga 150 vendet në parlament u kontestuan në votimin proporcional, ndërsa 73 vende të tjera u përcaktuan në mënyrë tjetër.

Me 12 për qind të votave të numëruara sipas sistemit të listave partiake, Ëndrra Gjeorgjiane ka siguruar 54 për qind, ndërsa Lëvizja e Koalicionit të Bashkuar 41 për qind.

Zoti Saakashvili është përpjekur t’i portretizojë zgjedhjet si një zgjidhje mes qeverisë së tij pro-perëndimore dhe një të ardhmeje ku sipas tij rivali Ivanishvili do t’i lejojë Rusisë të dominojë ish-republikën sovietike. Zoti Ianishvili e ngriti pasurinë e tij në Rusi në fillim të viteve 1990.

Tensionet mes qeverisë së zotit Saakashvili dhe Rusisë u përshkallëzuan në një luftë të shkurtër në vitin 2008, kur trupat gjeorgjiane u dëbuan nga dy rajone të kontestuara.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›