E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgji,protesta kundër presidentit

Opozita gjeorgjiane intensifikoi protestat gjatë mbrëmjes të së premtes. Nga selia e parlamentit, mijëra protestues u zhvendosën para presidencës, ku bllokuan rrugët, në një shpalosje të qarte të strategjise së tyre, për të rrëzuar presidentin e vendit Mikail Sakashvili me anë të trazirave. Pasi kishin bllokuar rrugët përreth Presidencës dhe ndërtesës së televizionit shtetëror, protestuesit u rikthyen për tek ndërtesa e parlamentit. "Ne do të qëndrojmë këtu derisa kërkesat tona të plotësohen", tha Nino, një mbështetës i opozitës që po protestonte në shesh. Liderët e opozitës, të cilët arritën të mbledhin rreth 60 mijë protestues të enjten dhe 20 mijë të premten u shprehën se do të vazhdonin fushatën e tyre mbarëkombëtare derisa Presidenti Sakashvili të japë dorëheqjen, pas luftës shkatërrimtare me Rusinë vitin e kaluar. Por kryetari i shtetit reagoi ashper, duke thene se nuk do te dorezohej nga ultimatumet e protestuesve. "Ultimatume te tilla jam mesuar te marre pothuaj çdo muaj qe nga ardhja ne pushtet", deklaroi presidenti i Gjeorgjise. Por kjo fushatë protestash është sfida më e madhe për regjimin e tij. Protestusit janë shprehur se do të vazhdojnë të bllokojnë rrugët gjatë pasditeve. Demonstratat e opozitës rrezikojnë të përfundojnë si në vitin 2007, kur policia u detyrua të shpërndajë protestuesit me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›