E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermanët në protestë, vriten 12 majmunë në kopshtin zoologjik për mungesë hapësire

Kopshti zoologjik Tiergarten në qytetin gjerman të Nurembergut ka vrarë të martën 12 babunë të Guinesë, për shkak të mbipopullimit dhe mungesës së hapësirës në ambientet e kafshëve. Lajmi është konfirmuar pas mbylljes së papritur të kopshtit për “arsye operative”.

Vendimi për eliminimin e babunëve u paralajmërua që në shkurt 2024, pasi numri i tyre ishte rritur në 43, ndërsa godina ekzistuese ishte projektuar për 25 kafshë dhe të vegjlit e tyre. Sipas drejtuesve të kopshtit, ishin bërë përpjekje për t’i transferuar në kopshte të tjera në Evropë dhe Azi, por asnjë nga opsionet nuk u konkretizua për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Të martën, aktivistë për të drejtat e kafshëve organizuan një protestë, ku disa prej tyre hynë me forcë në territorin e kopshtit dhe u ngjitën në tokë në shenjë kundërshtimi, përpara se të ndaloheshin nga policia. Organizatat thanë se do të padisin penalisht institucionin për vrasjen e kafshëve.

Zyrtarët e kopshtit thanë se ndër vite kishin provuar metoda të tjera si kontracepsioni për të menaxhuar popullsinë, por pa sukses. Ata theksojnë se konflikti mes kafshëve po bëhej i rrezikshëm dhe se nuk kishin më zgjidhje tjetër.

Ngjarja ka rikthyer debatin mbi praktikat e menaxhimit të kafshëve në kopshtet zoologjike evropiane, ku eutanazia për arsye hapësinore nuk është e pazakontë, megjithëse shpesh shoqërohet me reagime të forta publike.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›