Gjermani, Barroso dhe Gorbachev vlerësohen me çmimin Quadriga

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso dhe ish-lideri komunist sovjetik, Mikhail Gorbachev, janë vlerësuar dje me çmimin prestigjioz "Quadriga" në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin.
Dy figurat e njohura politike javë vlerësuar me këtë çmim për angazhimin e tyre në ribashkimin e të dy Gjermanive, ditën e përvjetorit të 19-të të ribashkimit të Gjermanisë së Lindjes me atë Perëndimore.
Fitues të tjerë të cilët janë vlerësuar me këtë çmim mjaft prestigjoz janë edhe figura të njohura, si ish-presidenti i republikës Çeke, Vaclav Havel, muzikanti gjerman Marius Muller-Westernhagen dhe aktivisti i të drejtave civile Baerbel Boley.
Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, i dorëzoi çmimin presidentit të Komisionit Europian, Barroso. Barroso pas marrjes së çmimit falenderoi publikun berlinez në gjuhën gjermane.
"Unë shpresoj që Traktati i Lisbonës të hyjë sa më shpejt në fuqi, pasi ky traktat do ta fuqizoj shumë Europën. Sot kemi arsye për të festuar pasi Irlanda e tha fjalën e saj për kushtetutën europiane."- deklaroi Barroso duke iu referuar referundumit të Irlandës, i cili ishte pro Traktatit të Lisbonës.
"Unë mendoj se është shumë sinjifikuese që kryeministri i Polonisë i jep çmimin Quadriga, presidentit të Komisionit Europian pikërisht në përvjetorin e 19 të ribashkimit të Gjermanisë,"- shtoj Barroso. Çmimi Quadriga jepet çdo vit me datë 3 tetor.