E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani Merkel rikandidon ne 2013

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se do të rikandidojë për një mandat të tretë në zgjedhjet legjislative të vitit 2013.

“Shpresoj se socialdemokratët e SPD-së do të më propozojnë një kundërshtar në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Merkel në një televizion.

E zgjedhur në vitin 2005 dhe e rikonfirmuar në 2009-ën, kancelarja sipas sondazheve është mbrapa kandidatëve të tjerë të mundshëm socialdemokratë.

Megjithatë, ajo thotë se nuk ndihet aspak e shqetësuar. “Kur të fillojë fushata elektorale, do të angazhohem me entuziazëm”, është shprehur Merkel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›