E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani-Shqipëri: Bashkëpunim i ngushtë në fushën e sigurisë

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, po qëndon për një vizitë zyrtare në Berlin, ku u prit nga homologu i tij gjerman Hans- Peter Friedrich.
Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich dhe homologu i tij shqiptar Flamur

Noka nënshkruan në Berlin një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Marrëveshja thellon kooperimin mes Gjermanisë dhe Shqipërisë në fushën e luftimit të kriminalitetit të organizuar dhe të terrrorizmit. Kjo marrëveshje mundëson sidomos shkëmbimin reciprok të informacioneve dhe njohurive si dhe zbatimin e masave operative të koordinuara.

Marrëveshje të ngjashme për luftimin e krimeve të rënda, Gjermania ka nënshkruar edhe me Ukrainën, Koacinë, Katarin, Arabinë Saudite dhe Kuvajtin.

Ministri Noka zhvilloi në Ministrinë e Brendshme në Berlin edhe biseda rreth luftimit të tregtisë së qënieve njerëzore, bashkëpunimit dhe luftimit të drogave si dhe modernizmit të administratës poublike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›