E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, dorëhiqet kreu i shërbimeve sekrete

64-vjeçari Fromm do të dalë në pension me kërkesë të tij më 31 korrik, bëri të ditur Ministria e Brendshme gjermane. Enti që drejton Fromm ka qenë kohët e fundit në qendër të kritikave për shkak të shumë problemeve në hetimet kundër celulës neonaziste "Ilegaliteti Nacionalsocialist".

Pakënaqësi të madhe tek të gjitha palët shkaktoi informacioni se në zyrën e Kölnit ishin asgjësuar dosje me të dhëna delikate. Sipas njoftimit në nëntor 2011, pra pak pas zbulimit të celulës neonaziste, në zyrat e Kölnit të Entit për mbrojtjen e kushtetutës janë asgjësuar dosje me informacione mbi ekstremistët në landin e Turingjisë.

Informacione nga Italia

Sipas njoftimeve të gazetës "Berliner Zeitung" me sa duket Enti për Mbrojtjen e Kushtetutës ka marë qysh në fillim të vitit 2003-it të dhëna konkrete për ekzistencën e një rrjeti celulash të terrorit të djathtë në Gjermani.

Kjo sipas gazetës "Berliner Zeitung" del nga një shkresë e institucionit për mbrojtjen e shtetit italian drejtuar kolegëve gjermanë. Asokohe ekstremistët e djathtë italianë patën raportuar për një rrjet neonazistësh militantë evropianë. Sipas tyre ky i fundit ka qenë aktiv edhe në Gjermani si dhe ka qenë në gjendje që përmes celulave të formuara në mënyrë spontane të zhvillonte aktivitete kriminale./Dw/Start/

                                                                                             2012-07-02 17:50
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›