Gjermani, gazeta shkarkon reporterët “spiunë”

Dy gazetarë të të përjavshmes gjermane “Bunte”, janë larguar nga puna pasi pronarët morën vesh mënyrat se si ata mblidhnin informacion mbi jetën private të një politikani të njohur gjerman.
Postin e humbën drejtuesi i politikës dhe një redaktore e gazetës.
“Nuk mund të tolerojmë në asnjë mënyrë diçka të tillë”, është shprehur drejtoresha e “Bunte”, Patricia Riekel.