E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjermani, personat që kujdesen për të moshuarit, do marrin të parët vaksinën anti-Covid

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri të ditur se personeli i punësuar në shtëpitë për kujdesin e të moshuarve dhe personat që ata kujdesen, do të jenë të parët që do vaksinohen kundër Covid-19. Qëndrimi u bë publik pas njoftimit se Gjermania ka vaksinën dhe se ajo do nisë t’u ofrohet së shpejti qytetarëve.

Kancelarja Merkel ka thënë se sapo të jetë e gatshme vaksina kundër virusit, të punësuarit dhe ata që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve, do të jenë prioritet. Llogaritet se aktualisht në shtëpitë e të mushuarve në Gjermani jetojnë gati një milionë njerëz. Sipas të dhënave zyrtare, në Gjermani, që nga fillimi i pandemisë, janë infektuar 773 mijë e 556 persona, ndërsa kanë humbur jetën 12 mijë e 378 pacientë. /rtsh.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›