Gjermania dhe Kosova bien dakord për kthimin e refugjatëve
Prishtinë, 14 Prill - Gjermania dhe Kosova
kanë rënë dakord për riatdhesimin duke nisur nga ditët e ardhshme të rreth 14
mijë refugjatëve në Kosovë.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Tomas de Maiziere ka thënë pas takimit me
homologun kosovar Bajram Rexhepi se nuk janë planifikuar "deportime
masive", citon AFP.
Por, Maiziere tha se Berlini do të vazhdojë me politikat e "kthimit progresiv të njerëzve", të cilët kanë ikur nga luftimet në Kosovë, thotë radio Evropa e Lirë.