E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjermania do japë 100 milionë euro ndihmë për Ukrainën

Gjermania do të japë 100 milionë euro shtesë ndihmë për Ukrainën këtë dimër, njoftoi Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë një vizite në Moldavi këtë të martë (17 shtator).

Rusia po planifikon një “luftë dimërore me qëllimin për t’i bërë jetët e njerëzve në Ukrainë sa më të tmerrshme të jetë e mundur,” tha Baerbock për mediat.

Rusia ka nisur valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, siç janë termocentralet duke shkaktuar ndërprerje të vazhdueshme të energjisë në disa pjesë të vendit.

Prej kohësh, Kievi tha se nevojiteshin më shumë mbrojtje ajrore për të lejuar riparime në infrastrukturë në mënyrë që të sigurohet kërkesa për energji në dimër.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›