E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjermania feston Ditën e Bashkimit, zhvillohen festime 3-ditore në landin më të vogël

Festimet e këtij viti për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë zhvillohen në Shverin, kryeqytetin e landit lindor Miklenburg-Pommran, më i vogli i 16 shteteve federale. Kryeministrja e landit Manuela Schwesig duke shënuar fillimin e festimeve me prerjen e një torte gjigande për vizitorët  tha se po festojnë me të gjithë Gjermaninë.

“Dita e Bashkimit të Gjermanisë është shumë e veçantë për të gjithë”- tha ajo, duke kujtuar guximin e popullit në Republikën Demokratike të Gjermanisë që doli në rrugë në vitin 1989. “Sot kemi privilegjin e madh të jetojmë në liri, paqe dhe demokraci,” tha ajo. 

Paralelisht me ceremoninë, vizitorët në qytetin e vjetër mund të shijojnë gatime nga të gjashtëmbëdhjetë shtetet gjermane. Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ishin të ndara për 45 vite. Kjo ditë është shpallur edhe festë kombëtare, sepse më 3 tetor 1990 hyri në fuqi Traktati i Bashkimit me të cilin ish-Republika Demokratike e Gjermanisë iu bashkua Republikës Federale gjermane.

Megjithatë edhe 35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit mes landeve lindore dhe perëndimore ka ende dallime politike, ekonomike dhe sociale. Shumica e njerëzve në lindje e vlerësojnë gjendjen e tyre ekonomike si të mirë, por kanë më pak besim tek institucionet demokratike sesa ata në Perëndim.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›