E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania hap një nga fabirikat më të mëdha të Inteligjencës Artificiale në Evropë

Gjermania ka inauguruar një nga fabrikat më të mëdha të inteligjencës artificiale në Evropë, me synimin për ta pozicionuar vendin dhe Bashkimin Evropian si një aktor kyç në zhvillimin e inteligjencës artificiale sovrane.

Projekti, i quajtur “Reja Industriale e IA-së”, u prezantua të mërkurën në Mynih, pas rreth gjashtë muajsh ndërtimi.

Fabrika është zhvilluar nga “Deutsche Telekom” në bashkëpunim me” NVIDIA” dhe partnerin e qendrës së të dhënave “Polarise”.

Ajo është projektuar për të ofruar kapacitete të avancuara informatike për inteligjencën artificiale për biznese, studiues dhe institucione publike, duke siguruar që të dhënat dhe operacionet të mbeten nën juridiksionin evropian.

Drejtori ekzekutiv i “Deutsche Telekom”, Tim Höttges, e cilësoi projektin si dëshmi të ambicieve të Evropës në këtë fushë.

“Ne po investojmë në inteligjencën artificiale, në Gjermani si vendndodhje biznesi dhe në Evropë. Po dëshmojmë se Evropa mund ta bëjë këtë”, tha ai.

Objekti furnizohet nga rreth 10,000 procesorë grafikë “NVIDIA Blackwell”, të cilët ofrojnë deri në 0.5 exaFLOPS fuqi llogaritëse.

Sipas Telekomit, ky kapacitet është i mjaftueshëm që të gjithë 450 milionë qytetarët e Bashkimit Evropian të përdorin njëkohësisht një asistent të inteligjencës artificiale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›