Gjermania kërkon heqjen graduale të karburanteve fosile

Gjermania po shtyn fort që vendet që marrin pjesë në samitin e klimës COP28 në Dubai për të arritur një marrëveshje për heqjen e qymyrit, naftës dhe gazit global, pavarësisht kundërshtimit nga shumë prej afro 200 qeverive të pranishme.
“Qëllimi ynë është i qartë: energjia e rinovueshme është e ardhmja… fundi i epokës së karburanteve fosile duhet të bëhet i prekshëm këtu në COP28”, deklaroi Sekretarja e Shtetit Xhenifer Morgan ( Jennifer Morgan ), e dërguara speciale e Gjermanisë për veprimin ndërkombëtar të klimës.
Sekretari i Shtetit për Zhvillimin, Johën Flasbat (Jochen Flasbarth ) tha se qëllimet klimatike kërkonin qartë një kalim larg karburanteve fosile “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Megjithatë, Flasbat pranoi se kishte “shumë njerëz në COP28 që vërtet nuk e pëlqenin këtë”.
Debate të nxehta po zhvilloheshin në atë që ai e përshkroi si qëndrimin e fundit të botës me lëndë djegëse fosile.
/ rtsh.al /