Gjermania kundër marrëveshjes për të ndihmuar Greqinë
"Greqia nuk e ka kërkuar ndihmën tonë", deklaroi përpara deputetëve gjermanë ministri i Financave, Wolfgang Schäuble.
"Nëse do të konstatoheshin mangësi nga Greqia ne do të vepronim për të garantuar stabilitetin e euros, as më shumë e as më pak, por, nuk është kështu. Ndryshe nga sa thuhet nga zërat nuk ekziston një vendim politik për ndihmë për Athinën", shtoi ai.
Dje në mbrëmje, Schäuble dhe homologët e tij të zonës euro kanë miratuar vijat e përgjithshme të një plani ndihme financiare që mund të vihet në zbatim në rast se Greqia do të ketë nevojë.
Megjithatë, ky plan veprimi pritet ende të marrë miratimin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive evropiane, pra dhe të kancelares gjermane Angela Merkel, e mbërthyer mes vullnetit për të mbështetur monedhën unike dhe një opinioni shumë të pafavorshëm për një ndihmë për Greqinë.
Edhe komisioneri evropian për çështjet ekonomike, Oli Rehn, këmbënguli sot në faktin se duhet që drejtuesit evropianë të japin miratimin për mekanizmin.
"Kemi sqaruar modalitetet teknike në kuadrin e një veprimi të mundshëm të bashkërenduar", u shpreh ai në shtypin e Brukselit, në përfundim të një mbledhjeje të ministrave të Financave të BE-së.
Ky kujdes i treguar shpjegohet veçanërisht me vullnetin që, nga njëra anë të mos lëndohet sedra e kryetarëve të shteteve dhe qeverive evropiane, të cilëve u kërkohet ende të shprehen, të paktën zyrtarisht, dhe nga ana tjetër, me shqetësimin për të mos dhënë përshtypjen se zona euro është gati të nxjerrë bllokun e çeqeve.
Plani i parashikuar i veprimit përfshin hua dypalëshe të partnerëve të Greqisë brenda zonës euro, por me përqindje interesi të larta, për të nxitur Athinën t'i rikthehet financimit në tregje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të mos i japë një shpërblim nxënësve të dobët në planin buxhetor.