E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania mirëpret thirrjen e Ligës Arabe

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, ka përshëndetur mbështetjen e Ligës Arabe për zonën e ndalim fluturimit mbi Libi, por është shprehur i rezervuar sa i përket qëndrimit të Berlinit për një veprim të tillë.

"Unë e mirëpres pozicionin e qartë të Ligës Arabe ndaj krimeve të Muamer Gadafit. Por, ne nuk duam të përfshihemi në një luftë civile në Afrikën veriore", u ka thënë ai gazetarëve.

 Westerwelle i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mbledhet "sa më shpejt që të jetë e mundur rreth një vështrimi të ri të situatës në Libi".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›