E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjermania ndalon eksportet e armëve në Izrael që mund të përdoren në Gaza

Gjermania do të pezullojë eksportet e armëve në Izrael, të cilat mund të përdoren në Rripin e Gazës, tha kancelari Friedrich Merz në reagim ndaj planeve të Izraelit për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës.

Merz tha se qeveria e tij nuk do të miratojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake në Izrael që mund të përdoren në Gaza.

“Ishte gjithnjë e më e vështirë të kuptohej se si plani ushtarak izraelit do të ndihmonte në arritjen e qëllimeve legjitime. Në këto rrethana, qeveria gjermane nuk do të autorizojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës deri në njoftim të mëtejshëm”, tha Merz.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh se vendimi i Izraelit për të zgjatur operacionin e tij ushtarak në Gaza “duhet të rishqyrtohet”.

“Të gjithë pengjet që mbahen në kushte çnjerëzore duhet të lirohen. Ndihmës humanitare duhet t’i jepet akses i menjëhershëm dhe i papenguar në Gaza për të ofruar atë që nevojitet urgjentisht në terren. Një armëpushim është i nevojshëm tani,” thotë ajo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›