E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjermania ndalon miratimin e gazsjellësit Nord Stream 2 nga Rusia mbi Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka ndaluar përparimin e gazsjellësit të diskutueshëm Nord Stream 2 pas veprimeve të Moskës në Ukrainën lindore.

Scholz njoftoi ndalimin e certifikimit të gazsjellësit nga Rusia ndërsa fliste së bashku me kryeministrin irlandez Micheal Martin në Berlin të martën.

Gazsjellësi, i cili do të rriste varësinë evropiane nga energjia nga Rusia, ka qenë një burim i madh grindjesh në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara për vite me rradhë.

“Për sa i përket zhvillimeve të fundit, ne duhet të rivlerësojmë situatën edhe në lidhje me Nord Stream 2. Duket shumë teknokratike, por është hapi i nevojshëm administrativ për të ndaluar certifikimin e gazsjellësit,” tha Scholz.

Pa iu nënshtruar procesit të certifikimit ose miratimit, tubacioni nuk mund të fillojë të funksionojë./CNN

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›