E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjermania ndërpret bashkëpunimin me Kosovën në disa fusha shkaku i tensioneve

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka ndërprerë përkohësisht bashkëpunimin me Kosovën në disa fusha të caktuara për shkak të mospërmbushjes së kësaj të fundit të kërkesave të BE për uljen e tensioneve.

AMBASADA GJERMANE NË PRISHTINE

 

“Masat përfshijnë shtyrjen e konsultimeve qeveritare për bashkëpunimin për zhvillim, pezullimin e një partneriteti të parashikuar dypalësh rreth klimës dhe dorëzimin e pajisjeve specifike për ofruesit e sigurisë.”

Më herët pati edhe një reagim tjetër nga BE lidhur vendimin e qeverisë së Kosovës për të shpallur “Mbrojtjen civile” dhe “Brigadën e veriut” si organizata terroriste.

PETER STANO

ZËDHËNËS I BE

 

“Ky cilësim është hap i njëanshëm dhe nuk i kontribuon shtensionimit të situatës dhe gjetjes së rrugës për të adresuar problemet ekzistuese në një mënyrë të qëndrueshme.”

 

Stano nënvizoi kërkesën urgjente që të dyja palët të mos ndërmarrin akte, që sjellin përshkallëzim të konfliktit.

“Ne përsërisim thirrjen për të dyja palët që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të çojë në rritjen e mëtejme të tensioneve dhe që urgjentisht të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën aktuale në veri të Kosovës në linjë me propozimin e bërë nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, më 22 qershor dhe deklaratës së BE-së të 3 qershorit.”

Vendimin e qeverisë së Kosovës nuk e kanë mbështetur as Shtetet e bashkuara të Amerikës. Më herët Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se qeveria në Prishtinë nuk është koordinuar me ta e as me partnerët e tjerë perëndimorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›