E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania sfidon Banken Qendrore Europiane

Premtimi i Bankës Qëndrore Europiane për të bërë gjithçka që do të ketë në dorë për të shpëtuar euron sfidohet nga Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë, në një proces të nisur këtë të martë.

BQE pati vendosur më parë se do të blejë bonot e thesarit të vendeve të Eurozonës të goditura nga kriza, në mënyrë që të lehtësojë problemet e tyre ekonomike, duke krijuar likuiditete të menjëhershme për financat shtetërore. Megjithatë, një vendim i tillë duket se bie ndesh me kushtetutën e Gjermanisë dhe gjykata pritet të rrëzojë vendimin e Bankës, me argumentin se cënon sovranitetin e vendit. Sipas ekspertëve, një lëvizje e tillë pritet të shkaktojë Kriza Financiare“Kriza e borxhit mori fund”Francë, papunësia, rekord 15-vjeçarEurozonë, papunësia rekord të ri panik në tregje dhe mund të dëmtojë bursat europiane, pasi zbatimi i vendimit të BQE-së pa pjesëmarrjen e ekonomisë më të madhe europiane do të ishte një utopi. Nga ana e tij, guvernatori i Bankës Qëndore të Gjermanisë, Jens Ëeidmann, gjithashtu është shprehur kundër kësaj marrëveshje, me argumentin se nuk është përcaktuar ndonjë kufizim apo ndarje e qartë për financimin që do të bënte vendi për blerjen e huave shtetërore të vendeve të tjera të Eurozonës në vështirësi. Më parë, guvernatori i BQE-së, Mario Draghi, e pati vlerësuar skemën e blerjes së bonove të thesarit si "reformën më të thellë dhe të suksesshme, të ndërmarrë për daljen nga kriza europiane". / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›