E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjiganti rus i naftës “Lukoil” kundër Putinit: Jepi fund luftës!

Firma e dytë më e madhe ruse e naftës, “Lukoil”, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Bordi i Drejtorëve të “Lukoil” shpreh shqetësimet e tij më të thella për ngjarjet tragjike në Ukrainë,” tha firma në një deklaratë, shkruan CNN.

“Duke bërë thirrje për përfundimin sa më të shpejtë të konfliktit të armatosur, ne shprehim ndjeshmërinë tonë të sinqertë për të gjitha viktimat, të cilat janë prekur nga kjo tragjedi. Ne mbështesim fuqimisht një armëpushim të qëndrueshëm dhe një zgjidhje të problemeve përmes negociatave serioze dhe diplomacie”, thuhet ne deklaratë.

Firma e naftës “Lukoil” është në pronësi të Vagit Alekperov dhe zëvendësit të tij, Leonid Fedun, sipas Reuters.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›