E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiknuri: Argita shfaqet kudo tekpronat, Malltezi: Sulm falso

TIRANË – Ende pa përfunduar Konventa e PS-së, vajza e kryeministrit, Argita Berisha ka reaguar me pak fjalë lidhur me përmendjen e emrit të saj në këtë Konventë nga deputeti Damian Gjiknuri si personi i lidhur me “tollovinë” e pronave në Shqipëri.

"Sot, përpara ca pemëve fallco dhe në një skenë falsiteti, z. Rama vijoi me një sulm tjetër fals kundër meje. Siç duket, z. Rama ka nevojë të fshehë faktin që nuk ka asnjë ide, nuk ka asnjë zgjidhje dhe asnjë plan përveçse të sulmojë familjarët e Kryeministrit. Atij duhet t'i vijë turp dhe të kërkojnë ndjesë”.

Reagimin e saj, Malltezi e ka shoqëruar me shënimin : “Përshëndetje, bashkangjitur është një reagim në lidhje me sulmet e z.Rama gjatë Konventës së sotme të PS-së. Do t'ju lutesha t'a reflektonit në mediat tuaja. Flm, Argita”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›