Gjiknuri: Të gatshëm të ulemi me PD për reformën territoriale, zgjedhore e drejtësinë

Sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri shprehu gatishmërinë për dialog me PD në lidhje me ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut, KPK dhe Komisionerit Publik. “Ne jemi të gatshëm dhe kryeministri e tha se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që kemi qoftë për reformën në drejtësi, qoftë per reformën territoriale apo edhe për probleme të reformës zgjedhore nëse ata duan të adresojnë këto çështje, e mira është edhe një dialog që zhvillohet në institucione. Tashme PD është në institucione dhe ne e mirëpresim në çdo kohë. Për përmbajtjen është shpejt të flasim sepse ai është produkt i tryezave të përbashkëta”, tha Gjiknuri nga Shkodra, ku dhe prezantoi drejtuesen e re të këtij qarku, Edona Bilali.
Deklaratat e Gjiknurit vijnë pak orë pasi kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu drejtuesit e degëve, ku i ka porositur që të nisin nga puna për të paraqitur propozimet për reformën territorialë, një ndër prioritetet e PD-së në këtë legjislaturë.