Gjikondi: Urdhri i Ballës për policinë, autogol. Pas aksioneve të SPAK, del bataku i policisë | 3D

Juristja Brizida Gjikondi ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me situatën në rradhët e policisë shqiptare. “Po shikojmë që krimi është organizuar dhe policia është e paorganizuar” tha ajo në emisionin 3D të Alban Dudushit.
Zonja Gjikondi e konsideroi një turp urdhërin e fundit të ministrit Taulant Balla për vetëdeklarimet e trupës policore nëse kanë përdorur rrjete sekrete të komunikimit telefonik.
“Balla po bën më shumë një shou televiziv të përditshëm” tha ajo. “Ministri mund të jetë i aftë si menaxher i ministrisë, por “nuk ka kohë” të ulet se e shikojmë gjithë ditën në televizorë dhe media” u shpreh Gjikondi. “Mendoj që edhe kjo shkresë është në kuadër të mosmenduarit. E para është autogol, e dyta është e turpshme që nga aksionet sporadike të SPAK-ut ne të marrim vesh se në çfarë bataku është zhytur policie shtetit shqiptar” tha juristja Gjikondi.
/ rtsh.al /