Gjikuria me banorët e Palasës: Bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Himarë, Petro Gjikuria zhvilloi sot një takim me banorë të Palasës, në vijim të fushatës elektorale.
“Dëgjova me vëmendje problemet që hasin në përditshmërinë e tyre, si dhe shqetësimet për të ardhmen. Si në të gjitha fshatrat e Bashkisë më folën për problemin e pronave, lejet e ndërtimit, për mungesën e infrastrukturës elementare të furnizimit me ujë, ndriçimit publik, si dhe për inekzistencën e pushtetit vendor gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh ai.
Gjikuria siguroi se me të në timonin e Bashkisë, nga Nivica deri në Palasë, do të kenë një aleat, i cili do të kujdeset dhe do të punojë fort për të ardhmen e tyre duke vënë në zbatim programin e Fredi Belerit, i votuar nga shumica e qytetarëve në maj të 2023.
“Bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur! Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin e treguar. Në datën 4 gusht marrim pjesë në zgjedhje, vendosim, fitojmë”, tha ai.
1 nga 8/m.m/