Gjimnazet gati për provime në Kukës, gjithçka nis të hënën e 3 qershorit, gati infrastruktura

Në nisje të maturës shtetërore, duket se në gjimnazin “Havzi Nela, përgatitjet janë drejt fundit, për të qenë gjithçka gati të hënën e 3 qershorit, në provimin e parë, atë të gjuhës angleze.
Sallat e hapura dhe korridoret janë përshtatur dhe kompletuar me bazën materiale, përfshirë edhe instalimin e sistemit monitorues me kamera.
Edhe Gjimnazi “Skënderbeu” i Krumës është gati për këtë proces të rëndësishëm.
Drejtori i këtij gjimnazi thotë se rezultatet e nxënësve janë shumë të mira ndaj në rankimin vjetor, gjimnazi “Skënderbeu” u rendit i pesti në shkallë vendi.
Në shkallë qarku, kanë rreth 800 maturante qe do tu nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore.
/rtsh.al/