E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjimshiti zgjidhet “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Për të dytin vit radhazi, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, ku një hapësirë e veçantë i kushtohet Kombëtares shqiptare, kapiteni Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.

Çmimin e veçantë ia dorëzoi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Si nuk i dhatë asnjë votë Armand Dukës?! Është kënaqësi që të ta lexoj emrin si lojtari i vitit nga Kombëtarja. Duke të falënderuar për forcën dhe shembullin që je në fushë. Dua të falënderoj që na bëre të harrojmë Lorik Canën. E fute te pensionistët që del këtu dhe përshëndet. Të uroj më shumë forcë dhe vullnet për të rritur çunat në prapavijë”, tha Rama.

Berat Gjimshiti udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt një tjetër arritjeje historike, duke siguruar kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës, ku Shqipëria, për herë të parë në histori, në mars të vitit 2026 do të tentojë të sigurojë një vend në Botëror.

Përzgjedhja e tij si “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u bë përmes votave të vetë futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›