E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjirokastër – Kulturat foragjere, themeli i blegtorisë. Rriten vazhdimisht kërkesat për kultivimin

Kulturat foragjere përbëjnë një ndër bazat kryesore të zhvillimit blegtoral në qarkun e Gjirokastrës.

Sipas specialistit të bujqësisë, Balil Bineri, kërkesat për kultivimin e këtyre kulturave janë në rritje të vazhdueshme, për shkak të nevojës për ushqim të qëndrueshëm dhe cilësor për bagëtitë.

“Më tepër se 4 kuintalë hasëll mbillet, por nuk mund ta garantojnë ushqimin e bagëtisë. Janë thjesht për kullotje. Do ta përkufizoja në vend të dytë për nga rëndësia, pas jonxhës. Sipërfaqe të kufizuar pastaj kemi misrin, tërfil ose lakër foragjere”, thotë Bineri.  

Bineri thekson gjithashtu se përzgjedhja e farës së duhur për kultivim është një ndër kriteret më të rëndësishme për të arritur rendimente të larta dhe cilësi të mirë të prodhimit.

”Kryesisht fusha e Dropullit dhe një pjesë e fushës së Libohovës janë zona që kanë prodhuar farë cilësore”, tha Bineri.

Një ndër kulturat më të përhapura foragjere në këtë qark është jonxha, e cila kultivohet në një sipërfaqe prej rreth 5 mijë hektarësh.

Gazetare: Leonida Koçiu 

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›