E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster 2 projekte per turizmin

Suport për tregun turistik, përsosjen e shërbimeve dhe ndërgjegjësimin për promocion turistik  do të synojnë 2 projekte të financuar prej BE në kuadrin e programit ndërkufitar IPA që po fillojnë implementimin në Gjirokastër.

Projektet me partner kryesor bashkinë e qyetit, Universitetin “Eqrem Cabej” , Bashkinë e Delvinës dhe atë të Janinës në Greqi mendohet të përsosin ofertën turistike dhe të fusin në qarkullim guidat turistike dixhitale.

Ndërkaq sfidat turistike për Gjirokastrën janë të shumta. Qyetit ju tërhoq vëmëndja verën e kaluar nga UNESCO për ndërtimet e paligjshme që po dëmtojnë zonën muzeale , konsolidimin e një plani turistik të qëndrueshem dhe vëmendjen e pamjaftueshme ndaj monumenteve, elemente që e kanë dëmtuar seriozisht ofertën turistike të qytetit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›