E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, 3 mijë euro në këmbim të një filmimi, arrestohet gazetari i ATSH

Gazeta Shqip

pranga (1)Policia e Gjirokastrës ka prangosur një gazetar me akuzën e korrupsionit pasiv. Sipas njoftimit zyrtar Bektash Zeneli, 50 vjeç, lindur e banues në Krujë, me detyrë pranë ATSH-së, ushtronte presion ndaj një punonjësi policie në Pikën kufitare të Kakavijës.

Ai i kërkonte 3 mijë euro policit, për të mos i transmetuar një video ku e kishte filmuar para Krishtlindjeve në pikën kufitare, që sipas tij implikonte punonjësin e policisë në afera.

Arrestimi i 50-vjeçarit është bërë në një lokal afër Zogut Zi në Tiranë, gjatë shkëmbimit të lekëve. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e Eurove si dhe dy aparate celulari që gazetari kishte përdorur për ti bërë presion punonjësit të Policisë.

8 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)

Gjirokastër, 3 mijë euro në këmbim të një filmimi, arrestohet gazetari i ATSH burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›