E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit parandalojnë përhapjen e zjarrit

Në Gjirokastër, mbrëmjen e sotme zjarri rrezikoi të shkrumbonte një fermë me lopë. Sipas MZSH-së, fillimisht morën njoftim se një vatër zjarri ishte shfaqur pranë stallave të lopëve, në fshatin Valare.

Menjëherë u nis drejt vendngjarjes automjeti zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes. Me mbërritjen në vend u konstatua se, në anë të rrugës pranë stallave, po digjeshin barishte dhe shkurre.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, zjarri u izolua dhe u shua në kohë, duke parandaluar përhapjen e tij dhe pa shkaktuar dëme të tjera materiale.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›