Gjirokaster Konsullata greke nuk e njeh certifikaten pa kombesi

Minoritetet nuk e pranojne formatin e ri te certifikatave te aplikuara nga Ministria e Brendshme qe prej dates 23 maj. Burime prane ketyre zyrave pohojne se fletet e reja te ketij dokumenti jane pranuar ne daten 23 ndersa shperndarja e tyre ka nisur diten e hene te kesaj jave. Krahasuar me formatin e vjeter ne certifikaten e re nuk eshte publikuar elementi i kombesise duke prezantuar vetem shtetesine. Sipas punonjesve te gjendjes civile nga banoret nuk ka pasur ndonje ankese ne lidhje me kete detaj ndersa kersheria ka ardhur nga qytetare te zones se minoritetit te cilet kane pyetur mbi ndryshimet. I menjehershem ka qene reagimi i organizates OMONIA nje dite me pare duke e cilesuar tendencioze ceshtjen e formatit te ri te certifikatave. Sipas saj heqja e kombesise eshte shkelje e hapur e te drejtave te minoritetit.