Gjirokastër, aksident, përplasen tre makina

Një aksident mes tre mjeteve të ndryshme ka ndodhur në hyrje të qytetit të Gjirokastrës.
Nga përplasja një kamionçinë është përmbysur në rrugë dhe si rrjedhojë ka bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve.
Sipas burimeve në vendngjarje, janë shtatë të plagosur mes personave që udhëtonin në tre automjetet.