E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster, asgjesohen qindra rrenje kanabis

Drejtoria e policise se Gjirokastres ka njoftuar asgjesimin e disa qindra rrenje kanabis sativa ne baze te nje operacioni te quajtur “Era e Jugut”.

Rreth 380 rrenje te bimes narkotike jane gjetur prane fshatit Dervician ne vendin e quajtur hangaret e Barutes.

Ne kete zone jane gjetur bimet narkotike ne nje stan qe i perket shtetasit Thanas Guxo.

Ne momentin qe forcat e policise kane shkuar per te bere kontroll eshte gjetur ne vendngjarje shtetasi i mesiperm i cili ka tentuar te largohet, por eshte arrestuar ne flagrance.

Operacioni ka vazhduar edhe ne tepelene ku jane gjetur 120 rrenje kanabis ne banesen e shtetasit Arjan Braha, i cili nuk ndodhej aty dhe eshte shpallur ne kerkim nga ana e policise.
 



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›