E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjirokastër, e reja denoncon në polici: Kanë hapur llogari me emrin tim në TikTok, publikohen foto dhe tekste fyese

Një 19-vjeçare ka kryer një denoncim në policinë e Gjirokastrës.

E reja ka deklaruar se në platformën sociale, TikTok është hapur një llogari me emrin e saj, si dhe publikohen foto e tekste fyese.

“Në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është paraqitur një shtetase 19 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari me emrin e saj, në të cilën janë publikuar foto dhe tekste fyese. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›