E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster kishat po demtohen

Në Gjirokastër janë me dhjetëra objekte kulti të ndërtuara gjatë mesjetës së vonë sipas një stili krejt origjinal që po shkojnë drejt degradimit. Kishat monumente kulture të kategorisë së parë gjenden të braktisura.

Një prej monumenteve më të rrallë të kultit kisha e Manastirit të Spilesë e ndërtuar në faqen e malit të Lunxhërisë mbi qytetin antik të Antigonesë është duke rrëzuar afreskët. Ky objekt kulti daton në vitin 1634. Naosi i gdhendur në formë kryqi është pikturuar nga piktor Mihali në kohën e peshkopit, zotit Kalist. Brenda shpellave karstike ku dikur  kanë banuar eremitët sot strehohen bagëti. Manastiri i Spilesë sot është kthyer në stallë dhe as Drejtoria e Monumenteve të Kulturës dhe Kisha Ortodokse nuk po marrin pergjegjësi / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›