Gjirokastër, ndalohen 14 klandestinë, në kërkim 2 fierakët që i shoqëronin
GJIROKASTER - Ndalohen 14 klandestinë nga Siria dhe Eritrea nga policia e Gjirokastrës. Ndalimi i tyre u bë në zonën e Ujit të Ftohtë, në sajë të një operacioni që drejtohej nga shefi kundër trafiqeve në Gjirokastër, Vojo Peçi.
Mësohet së klandestinët, 5 prej të cilëve femra dhe 9 meshkuj, shoqëroheshin nga 2 persona nga Fieri, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. 14 klandestinët e ndaluar pjesa më e madhe e të cilëve nga Siria, kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, në tentativë për të kaluar drejt vendeve të perëndimit.
Kohët e fundit janë të shumta rastet e ndalimit të shtetasve të huaj nga vende të cilat aktualisht janë përfshirë në trazira, apo në rastin konkret të Sirisë, që përjeton një luftë civile. Tentativa e tyre për një jetë më të mirë shpesh herë ka përfunduar jo pozitivisht, duke i rikthyer ata në vendet e tyre.
(er.nu/news24/BalkanWeb)