Gjirokastër, në kërkim 33-vjeçari, grabiti një kazino me pistoletë lodër
GJIROKASTER – Grabitet një kazino në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në një kazino në hyrje të qytetit, ku një person ka arritur të marrë një shumë parash në arkën e kazinosë, duke kërcënuar më një pistoletë lodër një prej punonjësve.
Burime nga policia bëjnë të ditur se autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga Mallakastra, me iniciale R.M. i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Mësohet se 33-vjeçari është futur në kazino dhe i ka kërkuar punonjëses, e cila ndodhej e vetme në atë momenr, që ti thyente 10 mijë lekë të vjetra. Kur punonjësja ka hapur arkën, autori i ka vënë në kokë një pistoletë lodër duke e detyruar që ti jepte të gjitha paratë dhe më pas e ka mbyllur atë në tualetin e kazinosë. Mësohet se 33-vjeçari ka arritur të marrë nga arka shumën e 240 mijë lekëve të vjetra dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pak minuta më vonë ka qenë punonjësja e kazinosë ajo që ka njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët e krimeve të rënda dhe efektivët e komisariatit të Gjirokastrës, të cilët bënë të mundur identifikimin e autorit dhe po punojnë për kapjen e tij.
(er.nu/BalkanWeb)